
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e kërcënon kryebashkiakun me 100 vite burg nëse nuk dorëzon drejtimin e Bashkisë së Tiranës tek Arbër Hajdari.
Në një konferencë për shtyp, Berisha e cilësoi Hajdarin bashkëpunëtor të Ramës dhe e akuzoi për përfitime nga shpërndarja e ndihmave dhe ndarja e pronave publike.
“Mbrëmë, qytetarët të gjitha mediat, u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se Padrinoja, në fakt Koleka i ringjallur apo Kristaq Xhelati i ringjallur, kërcënonin të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t'i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Arbër Hajdari. I cili duhet ta pranojë, se është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve. Dhe ky tani duhet ai t'i dorëzojë këtij, që ky s'është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët”, tha Berisha. (A2 Televizion)