Berisha thirrje qytetarëve: Të shtunën në orën 12:00, të bashkohemi në mbështetje të studentëve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 12:47 | Politikë

Berisha thirrje qytetarëve: Të shtunën në orën 12:00,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së të shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

Sipas kreut demokrat revolta studentore është përballje me qeverinë e Edi Ramës dhe u bëri apel shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, të marrin pjesë në protestë. Sipas tij, studentët dhe gjimnazistët janë kthyer në një shpresë për qytetarët, ndërsa reagimi i tyre ka marrë mbështetje edhe ndërkombëtare.

Ai akuzoi gjithashtu policinë për dhunë ndaj protestuesve dhe theksoi se bashkimi i forcave kundër qeverisë është, sipas tij, rruga për largimin sa më të shpejtë të Edi Ramës.

“Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore.

Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama.

Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qëndrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës, të cilët mbrojnë një kufomë politike në grahmat e fundit.

Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve.

Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar. Studentët, gjimnazistët, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë. Ndaj dhe edhe një herë ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi.

Ftoj çdo qytetar, askush nuk fton më shumë, asgjë nuk grish më shumë, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama. Ju e dëgjuat, një gjeneratë e tërë e ka të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë Edi Rama kthehet në genin e etërve të tij mizor, sepse ata nuk kanë përjetuar, kanë qenë fatlumë, nuk kanë përjetuar një ditë të vetme apo kanë qenë fëmijë të hershëm gjatë diktaturës komuniste.

Por e vërteta është se ky bastard i bllokmenëve të kuq, po shpalos çdo ditë psikologjinë e tyre çnjerëzore, po shpalos çdo ditë urrejtjen për kundërshtarin politik dhe urrejtjen për qytetarët e thjeshtë. Bashkimi i të gjitha forcave, përpjekjeve, kundër kësaj të keqeje, është rruga më e sigurt e largimit sa më shpejt të saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos