
“Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, procedura do vendoset nga forumet”. Këtë përgjigje i dha kreu demokrat Sali Berisha, gazetarit të A2 CNN Anesti Barjamemaj, kur u pyet për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe nëse do të shkohet përmes procesit të primareve për t’i zgjedhur.
“Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme, dhe ajo do vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’ është e vërteta”, u përgjigj Berisha. (A2 Televizion)