Të gjithë sytë drejt qiellit

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 19:37 | Lifestyle

Hëna e mbrëmjes së sotme do të jetë hëna më e madhe dhe e ndritshme e vitit deri më tani për shkak të afërsisë së saj me tokën.

Superhëna e plotë e muajit mars, quhet ndryshe edhe superhëna e “krimbave”.

Ky emërtim aspak i zakontë vjen pasi në mars, me ardhjen e pranverës, dalin sërish në sipërfaqe krimbat e tokës.

Sipas ekspertëve superhëna duket thuajse 30% më e madhe nga sa është në të vërtetë, për shkak se orbita e saj është në pikën më të afërt me planetin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos