Formë censure? “Diktatori Trump” dhe “gjumashi Joe” në listën sekrete të fjalëve që iPhone nuk i sugjeron gjatë shkrimit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 20:05 | Bota

Formë censure? “Diktatori Trump” dhe “gjumashi Joe”

Kompania Apple mban një listë të papublikuar me dhjetëra mijëra fjalë dhe shprehje, të cilat tastiera e iPhone nuk i sugjeron automatikisht gjatë shkrimit dhe as nuk i plotëson përmes funksionit të shkrimit me rrëshqitje të gishtit. Zbulimi u bë publik të premten nga një studiues.

Kjo listë nuk do të thotë se përdoruesve u ndalohet të shkruajnë fjalët e përfshira në të. Ata mund të përdorin lirisht çdo shprehje në mesazhe apo email-e. Megjithatë, në shumicën e rasteve, tastiera nuk ua sugjeron këto fjalë dhe nuk i plotëson ato automatikisht.

Studiuesi Derik Kauffman, i cili zbuloi ekzistencën e listës, thotë se ky mekanizëm tregon se si Apple përpiqet të gjejë një ekuilibër mes parashikimit të fjalëve që duan të shkruajnë qindra miliona përdorues të iPhone dhe shmangies së sugjerimeve që mund të jenë fyese ose politikisht të ndjeshme.

Sipas tij, kjo praktikë mund të ndikojë në mënyrë të padukshme në mënyrën se si njerëzit komunikojnë.

“Është një formë shumë e lehtë censure. Por, duke pasur parasysh shkallën në të cilën operon Apple, edhe një ndërhyrje e vogël mund të ketë një ndikim të madh”, deklaroi Kauffman.

Sipas studiuesit, pjesa më e madhe e fjalëve dhe shprehjeve në këtë listë janë vulgare, fyese ose lidhen me drogën, seksin dhe dhunën. Por mes tyre ka edhe terma me ngarkesë politike, si “diktatori Trump” dhe “Gjumashi Joe”, raporton Reuters, përcjell A2CNN.

Kauffman zbuloi listën së fundmi dhe publikoi edhe një faqe interneti, ku ka renditur fjalët dhe shprehjet që ka identifikuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos