Dy vajza tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 20:18 | Aktualitet

Dy vajza tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë,

Zhvillime të reja janë shënuar në lidhje me rastin e denoncimit të mësuesit të edukimit fizik në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë, i cili u denoncua nga shtatë nxënëse për ngacmime seksuale.

Mësohet se edhe dy vajza të tjera janë tërhequr nga denoncimi. Prindërit e tyre kanë deklaruar se vajzat janë të mitura dhe se, sipas tyre, ato janë marrë nga nxënëset e gjimnazit për t'u përfshirë në këtë çështje.

“Nuk kemi asnjë problem me mësuesin”, mësohet të kenë deklaruar prindërit, duke shprehur qëndrimin e tyre lidhur me akuzat e ngritura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos