Nga ideja në realitet, në Preshevë nisin punimet për fushën e re të futbollit

Nga Leonora Kolukaj
6 Nëntor 2026, 19:53 | Kosova


Një projekt që synon t'u japë më shumë mundësi fëmijëve shqiptarë në Luginën e Preshevës po kalon nga ideja në realitet.

Kanë nisur punimet për ndërtimin e fushës së re të futbollit në Preshevë, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit, që synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve moderne për brezat e rinj.

Faza e parë e punimeve ka nisur me ndërtimin e bazamentit, shtrimin e tapetit me bar artificial, sipas standardeve të FIFA-s, si dhe pajisjen e fushës me portat përkatëse.

Por projekti nuk ndalet vetëm në Preshevë. Në plan është edhe ndërtimi i një fushe tjetër në Bujanoc, duke e shtrirë këtë nismë në të gjithë Luginën.

Një nismë që shkon përtej një fushe futbolli, pasi synon t'u krijojë fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë më shumë hapësira për t'u stërvitur, për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Nga një projekt në letër, tashmë në punime konkrete, futbolli synon të ndërtojë një tjetër urë bashkimi me shqiptarët e Luginës së Preshevës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos