Meshë solemne për martirët, 10-vjetori i lumënimit të 38 katolikëve në Shkodër

Nga Luela Myftari
6 Nëntor 2026, 19:46 | Kulturë

10 vjet nga lumnimi i 38 martirëve katolikë, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër është kremtuar një meshë solemne.

Në këtë kremtim të veçantë morën pjesë edhe Nunci Apostolik, Imzot Miroslav Adamczyk, Arqipeshkvi emeritus Imzot Angelo Massafra, Ipeshkvi i Veronës, Imzot Domenico Pompili, si dhe ipeshkvijtë e Shqipërisë dhe meshtarë të shumtë.

Mesha e Shenjtë Solemne shënoi edhe përmbylljen e aktiviteteve disaditore të organizuara në Shkodër për 10-vjetorin e lumnimit të 38 martirëve, duke sjellë në vëmendje historinë e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos