32 vite më pas, si duket sot shtëpia e Kevin McCallister nga filmi më i dashur i Krishtlindjeve

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 10:50 | Showbiz

Kur mendojmë për festat e fundvitit mund të na vijë në mendje gjeli i detit, dhuratat dhe pemët e zbukuruara me drita, por asgjë nuk të kujton më shumë Krishtlindjet sesa shtëpia e Kevin McCallister, nga Home Alone, film që e shohim thuajse çdo vit.

Filmi tashmë është “32 vjeç” dhe shtëpia ku janë xhiruar skenat nga familja McCallister vijon të qëndrojë e “fortë.”

Në fakt, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, vila miliona dollarëshe u lëshua me qira vitin e shkuar për vetëm një natë në AirBnB.

Shumë prej dhomave vijojnë të kenë të njëjtin arredim që nga koha kur u filmua filmi. Megjithatë, tashmë pronarët u kanë dhënë një rifreskim ambienteve të ndryshme në godinë si pjesa e shkallëve apo disa nga dhomat e gjumit.

Ato që janë ridekoruar me një prekje disi më moderne janë dhoma e gjumit të prindërve të Kevin-it, dhoma e ndenjes, kuzhina, shkallët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos