Një dietologe nga Australia ka treguar se kush janë ushqimet që nuk duhet t’i ngrohim sërish ditën tjetër, pasi i kemi gatuar një herë.
Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me ushqimet që rrezikojnë t’ju helmojnë nëse i ngrohni sërish, sipas Kim Lindsay.
Vezët – Në frigorifer zgjasin shumë. Por, nëse i gatuani dhe nuk i konsumoni në moment, nuk duhet t’i ngrohni të nesërmen. Vezët mund të përmbajnë bakterin salmonela, që shkakton helmim ushqimor.Orizi – Orizi përmban një bakter që aktivizohet kur ngrohet për herë të dytë. Ky bakter mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe dhimbje barku.Spinaqi – Ringrohja e spinaqit mund të rrisë rrezikun e kancerit. Spinaqi përmban nitrate, të cilat kur ngrohen shpërbëhen në përbërës të tjerë që mund të rrisin rrezikun e kancerit. Bakteret në gojën e njeriut dhe enzimat trupore mund t’i shndërrojnë nitratet në nitrite dhe nitrozamina. Këto kanë veti kancerogjene.Patatet – Nuk qëndron problemi te ngrohja edhe një herë tjetër, por te lënia e patateve në temperaturë dhome për një kohë të gjatë. Nëse patatet nuk konsumohen dhe lihen për dy orë jashtë, rritet rreziku i “lindjes” së toksinave në to, që shkaktojnë më pas vështirësi në frymëmarrje.