“Raketa, sulm bërthamor dhe kimik”, Aplikacionet e emergjencave japin alarme false në Rusi dhe Ukrainë

Nga Xhevahir Qardaku
2 Nëntor 2026, 17:11 | Bota

“Raketa, sulm bërthamor dhe kimik”, Aplikacionet e emergjencave

Njerëzit në Ukrainë dhe Rusi janë zgjuar nga alarme tepër të frikshme në telefonat e tyre. Autoritetet e të dyja shteteve kanë raportuar sulme të njëpasnjëshme kibernetike ndaj aplikacioneve të tyre të emergjencave, duke shkaktuar shpërndarjen e paralajmërimeve të rreme për kërcënime të rënda ndaj popullsisë.

Në Ukrainë, qytetarët morën njoftime për rrezik radioaktiv, sulme kimike, luftime në rrugët e Kievit dhe madje edhe për një sulm të mundshëm bërthamor, përpara se Forcat Ajrore të sqaronin se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm bërthamor.

 “Gjithashtu, ndodhi shumë shpejt. U surprizova, por më pas kuptova se çfarë po ndodhte. Nga njëra anë, mund të qeshësh me këtë gjë, por, nga ana tjetër, ata kanë fituar akses në një nivel të tillë saqë ishin në gjendje të hakonin programin. Por nuk arritën reagimin e shoqërisë që prisnin”.

 “Sa i përket kërcënimit me armë bërthamore apo diçka të ngjashme, personalisht kisha frikë që prej fillimit të luftës, kështu që ishte vërtet e frikshme. Tani e kuptoj se askush nuk do ta përdorë, prandaj nuk ka asnjë kuptim ky alarm”.

Autoritetet ukrainase fillimisht dyshuan për ndërhyrje ruse, ndërsa disa orë më vonë edhe Moska njoftoi se kishte qenë objekt i një sulmi masiv kibernetik, që kishte shkaktuar shpërndarjen e informacioneve të rreme përmes postës elektronike.

Deri tani nuk dihet se kush qëndron pas sulmit ndaj sistemit rus dhe nëse të dyja incidentet janë të lidhura, ndërsa zhvillimet shtojnë shqetësimet për përdorimin e luftës kibernetike në konfliktin mes dy vendeve.

Paralelisht, sulmet ushtarake vijojnë në të dyja anët pas përfundimit të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga zonja e parë amerikane, Melania Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos