Veliaj reagon pas vizitës së Toni Gogut në burg: Çfarë më kërkoi

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 17:22 | Politikë

Veliaj reagon pas vizitës së Toni Gogut në burg:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me takimin që kanë zhvilluar të premten në burgun e Fierit.

Përmes një reagimi publik, Veliaj shkruan se gjatë takimit ministri i ka folur për transferimin e tij në burgun e Fierit dhe për disa kërkesa që, sipas Veliajt, i janë paraqitur lidhur me çështjen e tij gjyqësore dhe politike.

Veliaj pretendon se pas transferimit qëndrojnë tri kërkesa: pranimi i përfshirjes në çështjen e njohur si “Flamingot”, heqja dorë nga Bashkia e Tiranës dhe për t'ia deleguar atë Arbër Hajdarit, dhe ndërprerja e konsultimeve me Plarent Ndrecën.

Më herët, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, konfirmoi se kishte takuar Veliajn të premten në burgun e Fierit, duke sqaruar se vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të tij dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati.

Reagimi i Veliajt:

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

- Prano përfshirjen me Flamingot - Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.

- Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).

- Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos