Trump paralajmëron falje presidenciale për Elon Musk

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 17:27 | Bota

Trump paralajmëron falje presidenciale për Elon Musk

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do të “mbrojë” kreun e Tesla-s, Elon Musk, i cili më herët drejtoi Departamentin për Efikasitetin e Qeverisjes (DOGE), si dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij, përmes mundësisë së dhënies së faljeve presidenciale paraprake, përcjell A2CNN. 

“Janë vetëm fjalë, por nëse mbeten vetëm fjalë, ne do t’i mbrojmë ata”, deklaroi Trump në një intervistë për gazetën “New York Post”.

“Nëse e bëjnë këtë, do të na duhet thjesht t’i mbrojmë këta njerëz”, tha Trump, kur u pyet për mundësinë që demokratët të ndërmarrin veprime kundër Musk apo ish-punonjësit të DOGE, Edward Coristine.

Gjatë intervistës, Trump foli edhe për vendimin e ish-presidentit Joe Biden për të falur disa persona përpara largimit nga detyra.

I pyetur nëse do të ofronte falje presidenciale për persona që kanë shërbyer në administratën e tij, Trump u përgjigj: “Do ta bëja, nëse do të ishte e nevojshme, sigurisht”.

“As që do ta mendoja dy herë; do ta bëja. E bëra edhe për 6 janarin”, u përgjigj Trump, duke iu referuar faljeve masive dhe zbutjes së dënimeve që ai dha për personat e akuzuar lidhur me trazirat e 6 janarit në Kapitol të SHBA.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos