
42 raste të konfirmuara me koronavirus në Vlorë. Prej tyre katër janë mësues, tre prej të cilëve në fshat dhe një në qytet.
Po ashtu, mes të infektuarve janë dhe tre infermierë pranë Qendrës Shëndetësore Vranisht dhe Qëndrës Shëndetësore nr.1.
Raste janë konfirmuar edhe në kopshte, dy edukatore tek kopshti nr.3 dhe një edukatore tek kopshti “Fshati Trevllazër”.
Raste të konfirmuara ka edhe pranë Policisë Vlorë, një rast pranë Sigurimeve Shoqërore, një pedagog pranë Universitetit Vlorë, si dhe një student.
Një rast pranë Kadastrës Vlorë dhe tjetër rast në Pashaliman dhe një nxënës në shkollë publike. Raste e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë. (A2 Televizion)