42 raste të reja, Ministria e Shëndetësisë: Numri më i lartë i rasteve ditore

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 22:02 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, pas 311 testimesh. Kjo është dita me më shumë raste të reja në Shqipëri që nga nisja e pandemisë. 21 raste janë regjistruar në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 në Lushnjë dhe një rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos