Kaos në shërbimet e Apple, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje dhe probleme me iCloud

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2026, 20:13 | Teknologji

Kaos në shërbimet e Apple, mijëra përdorues raportojnë

Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të kompanisë Apple po prek mijëra përdorues, të cilët kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre.

Sipas faqes Downdetector, përdoruesit kanë hasur vështirësi në disa shërbime, përfshirë Apple Support, Apple Pay, App Store, Apple Business Manager, Apple Music dhe Apple Store.

Disa përdorues kanë raportuar gjithashtu se janë shkëputur papritur nga llogaritë e tyre iCloud në iPhone dhe Mac, ndërsa kanë marrë mesazhe gabimi kur janë përpjekur të identifikohen sërish.

Apple ka konfirmuar probleme me disa prej shërbimeve të saj përmes faqes zyrtare ku pasqyrohet gjendja e funksionimit të tyre. Megjithatë, disa shërbime vijojnë të figurojnë si funksionale, pavarësisht raportimeve të përdoruesve për probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos