Ministria e Shëndetësisë, në komunikimin e përditshëm për shtyp, ka bërë me dije se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 42, nga 38 që ishte 24 orë më parë. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se janë 4 rastet të reja me virusin Covid-19 pas testimit të 27 personave të dyshuar, mes të cilëve qytetarë dhe personel shëndetësor. Me përditësimin e shifrave në Tiranë janë 26 raste të regjistruara me koronavirus, në Durrës 5 raste (një prej të cilëve ka ndërruar jetë”, në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2, 5 raste të Fier dhe 2 në Rrogozhinë. (A2 Televizion)
42 të prekur nga koronavirusi, 4 raste të reja në 24 orë, 2 prej tyre mjekë
