45 minuta bisedë për Rusinë, e para e udhëheqësve të lartë ushtarakë SHBA-Kinë që kur Biden mori detyrën

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 21:44 | Bota
45 minuta bisedë për Rusinë, e para e udhëheqësve

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri kinez i Mbrojtjes Kombëtare, gjenerali Ëei Fenghe zhvilluan një bisedë telefonike këtë të mërkurë. Kjo është biseda e parë e tyre që kur presidenti Joe Biden mori detyrën mbi një vit më parë.

Sipas një zyrtari amerikan, të cituar nga Reuters, telefonata zgjati rreth 45 minuta dhe Austin përsëriti rëndësinë e mos furnizimit me armë Rusisë për të ndihmuar në pushtimin e saj.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se udhëheqësit diskutuan "çështjet e sigurisë rajonale dhe pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia".

Nga ana e tij, Ëei përsëriti qëndrimin e Kinës se Tajvani është pjesë e Kinës. “Nëse çështja e Tajvanit nuk do të trajtohej siç duhet, do të kishte një ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet kinezo-amerikane”, thuhet në deklaratën e Ëei.

SHBA i dha armë Tajvanit për të ndihmuar kombin ishullor të shmangë një konflikt të mundshëm me Kinën kontinentale.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë Tajvanin në gatishmëri të lartë për mundësinë që Pekini të përdorë luftën e Ukrainës për të lëvizur kundër vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos