5 arsye pse koha e Kipchoge nuk është zyrtare dhe as rekord botëror

Nga A2 CNN
12 Tetor 2019, 10:44 | Sporte të tjera

Eliud Kipchoge është shndërruar në njeriun e parë që përfundon një maratonë nën kufirin e 2 orëve, me një kohë 1 orë, 59 minuta e 40 sekonda. Kjo arritje do të thotë që atleti kenian ka vrapuar çdo 100 metra për 17 sekonda, gjatë 42 kilometrave të maratonës.

Por, pavarësisht vështirësisë që përfaqëson mbajtja e një ritmi të tillë, koha nuk do të regjistrohet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), pasi rekordet botërore duhet të realizohen nën disa kushte që sfida e Ineos nuk i plotësonte.

Më poshtë ju rendisim 5 arsyet pse koha e Kipchoges nuk do të bëjë pjesë në statistikat historike të atletikës:

- Është një garë jozyrtare, e pakontrolluar dhe e paorganizuar nga IAAF dhe as nga federata e vendit ku u zhvillua gara.

- Nuk ka të paktën 3 garues që kërkojnë fitoren.

- Itinerari nuk është i certifikuar dhe as i matur nga një organizëm zyrtar.

- Nuk ka kontroll antidoping, që është i detyrueshëm që një rekord të zyrtarizohet.

- Ishte i shoqëruar nga një makinë që i diktonte ritmin, përveç “lepujve” që bënin rotacion për këtë arsye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos