Çmimi i madh i Japonisë, tajfuni shtyn provat zyrtare në Formula 1

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 13:45 | Sporte të tjera
Çmimi i madh i Japonisë, tajfuni shtyn provat zyrtare në

Cirkuiti i Suzukas do të qëndrojë i mbyllur përgjatë gjithë ditës së shtunë, si rrjedhojë provat kualifikuese për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1 do të shtyhen për ditën e diel.

Shkak, është tajfuni i fuqishëm, Haagibis, që mbërrin këtë të shtunë, ndaj krerët e këtij sporti kanë vendosur të shmangin rreziqe të ndryshme që mund t’i kanosen pilotëve apo spektatorëve.

Kualifikueset do të zhvillohen ditën e garës, në orën 10:00 sipas orës lokale japoneze dhe në 03:00 të mëngjesit me orën tonë. Sipas parashikimeve stuhia pritet të largohet ditën e diel, çka do të mundësojë zhvillimin e rregullt të garës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos