
Është një fundjavë e madhe për fansat e filmave, pasi 5 të tillë debutojnë në platforma të ndryshme.
Charlize Theron është protagoniste në trillerin aksion “The Old Guard” në Netflix.
Tom Hanks është një kapiten në Luftën e Dytë Botërore në “Greyhound” që shfaqet në Apple TV.
Emily Mortimer protagoniste në filmin horror “Relic”.
Këtë javë debuton dhe filmi mjaft i vlerësuar nga kritikët “First Cow”.
Andy Samberg dhe Cristin Miloti sjellin komedinë romantike “Palm Springs” në platformën Hulu.
Ndërkohë, nga të rejat e Hollivudit, Charlie Puth thotë se kënga e tij e fundit “Girlfriend” është e vetmja që pasqyron personalitetin real të tij.
Kjo duket se ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi projekti ka marrë rreth 1 milionë shikime në “You Tube”. (A2 Televizion)