
1. Rithemelimi kthehet në Shkallën e Parë
Gjykata e Apelit Tiranë zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili pati legjitimuar Kuvendin e Sali Berishës të 11 dhjetorit 2021. Por çështja nuk ka marrë fund, ajo do të rishqyrtohet në Shkallën e Parë. Gjithsesi, për zgjedhjet vendore të 14 majit, në KQZ, si Partia Demokratike do të regjistrohet grupimi “Alibeaj”. Berisha e quajti këtë vendim të ndikuar nga Rama dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.
Çfarë ndodhi gjatë seancës 8-orëshe dhe çfarë do të ndodhë tani me PD? Klikoni këtu për më shumë
2. Vrasësi i grave
Një ngjarje tragjike u regjistrua në rrethinat e Tiranës mesditën e 2 marsit, ku një 40-vjeçar, i identifikuar si Dan Hutra, vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, në vetëm 33 minuta. Vite më parë, Hutra kishte vrarë edhe gruan e tij të parë. Në gjyq, ai nuk shfaqi pendesë, por tha se i kishte bërë të gjitha vrasjet me vetëdije. Kush është Dan Hutra dhe si arriti t’i shpëtojë burgut për të vrarë përsëri?
Klikoni këtu për të gjitha detajet
3. Pagesat me kartë kapën vlerat më të larta historike
Për të paguar faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, çdo shqiptar kreu mesatarisht katër pagesa me kartë bankare vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i pagesave në pikat elektronike të shitjes gjatë 2022-shit arriti në mbi 10.7 milionë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë historik. Lexo më shumë
4. “Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë për Vuçiç”
Refuzimi i Aleksandar Vuçiç për të firmosur planin “franko-gjerman” pas takimit me Albin Kurtin ndërmjetësuar nga BE, ka sjellë reagime të ashpra brenda unionit. Edhe në Kosovë, opozita ka shprehur kundërshtime me pikën shtatë të marrëveshjes 11-pikëshe. Por deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Rutten, e vlerësoi si zhgënjyes dhe të pritshëm qëndrimin e Vuçiç. “Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, shkruan eurodeputeti në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Klikoni këtu për të gjitha zhvillimet
5. Rusia akuzon Perëndimin, Lavrov: Mashtruan serbët e Kosovës për formimin e Asociacionit
Rusia përdor sërish Kosovën për të justifikuar veprimet e saj kundër Ukrainës. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, në forumin për dialog “Raisina” në Nju Dehli të Indisë, lëshoi akuza ndaj Perëndimit se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna ndaj Beogradit dhe Moskës. Konkretisht, foli për marrëveshjen e Minskut dhe atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke i konsideruar thuajse të ngjashme, ndërsa sqaroi se kishin të bënin me dhënien e një statusi të veçantë për rusët në lindje të Ukrainës dhe për serbët në Kosovë në formën e një autonomie të lehtë.
Gjithçka rreth luftës në Ukrainë
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja
Çmimet e karburanteve
Nafta: 197 lekë/litri me pakicë, 185 lekë/litri me shumicë.
Benzina: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë.
Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër. (A2 Televizion)
Bordi i Transparencës, 04/03/2023