
Kupa e Shqipërisë në volejboll nuk do të mund të mësojë kampionët e rinj këtë fundjavë.
Ndeshjet finale për femra dhe meshkuj të programuara të dielën e 5 marsit, do të shtyhen për të shtunën e ardhshme (11 mars), për shkak të zisë kombëtare që qeveria shqiptare ka shpallur këtë të diel pas tragjedisë greke, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën pas përplasjes së dy trenave, mes tyre edhe qytetarë shqiptarë.
Për këtë arsye, dueli i femrave Partizani-Skënderbeu dhe ai i meshkujve, Tirana-Erzeni, do të spostohen me një javë. Federata Shqiptare e Volejbollit pritet të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ndryshim, ku do të publikojë datën dhe oraret e reja të finaleve. (A2 Televizion)