Dëme të mëdha janë regjistruar nga tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter që goditi Porto Rikon në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.
Si pasojë e lëkundjeve sizmike dhjetëra banesa u dëmtuan si dhe u regjistruan rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë elektrike në disa zona. Dëme pësoi dhe një zonë turistike në Playa Ventana e cila vizitohej çdo vit nga qindra persona.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk pati të lënduar dhe autoritetet nuk lëshuan një alarm për ndonjë tsunami të mundshëm. Banorët deklaruan se tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati për disa sekonda, duke detyruar një numër të madh prej tyre të braktisnin shtëpitë dhe të qëndronin jashtë. (A2 Televizion)