5 vite nga debutimi në Europian, De Biasi: Dikush donte që Portugalia të dilte barazim

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 23:30 | Futboll
5 vite nga debutimi në Europian, De Biasi: Dikush donte që Portugalia

Në 11 qershor nis Europiani, por kjo datë simbolizon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, sepse 5 vjet më parë kombëtarja jonë debutoi debutuam në Euro 2016 në Francë. Për ish-trajnerin e Kombëtares, De Biasi, ajo periudhë është vetëm me kujtime të bukura, por edhe me një peng.

“Më kujtohet ai 11 qershor, ndeshja kundër Zvicrës, më dukej më shumë një eveniment sesa një ndeshje e vërtetë futbolli, dukej një eveniment kaq i rëndësishëm, që mbeten më pas i skalitur në kujtesën e të gjithëve. Për shkak të rezultatit dhe për faktin se kishte shumë njerëz dhe thuajse të gjithë ishin në anën tonë. Edhe ata që kishin fanellën e Zvicrës, shumë ishin me origjinë nga Shqipëria apo Kosova, pra shumë afër ngjyrave tona. E vetmja keqardhje është që humbën një ndeshje që, sipas meje, mund të mos e humbisnim, dhe që me shumë mundësi do të na kishte lejuar të vazhdonim më tej në kompeticion. Sepse ajo ishte një skuadër që do ta kishte merituar të ecte më tej dhe nëse vazhdonte mund të ishte një befasi për të gjithë”, thotë italiani në një intervistë për Euro Toptani në A2.

https://youtu.be/c58moiqSVXA

U eliminuam në grupe, pikërisht nga barazimi 3-3 i Hungarisë me Portugalinë, një moment i hidhur për të gjithë ne... “Unë isha aty, e kam parë ndeshjen disa herë dhe mund të them se ishte një pasim vendimtar në të cilin ka një objektiv të qartë nga ana e dikujt, që ndeshja të përfundojë barazim. Dhe ishte ai barazim që na nxori jashtë”, thotë De Biasi. “Mendo që Portugalia fitoi Europianin, duke barazuar në të tri ndeshjet e grupeve. Ne të paktën fituam një ndeshje, kemi po aq pikë sa ata, por ne eliminohemi ndërsa ata vlerësohen, sepse ai barazim duket si kombinacion, kur arrijnë të barazojnë 3-3 me Hungarinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos