Trajneri i Belgjikës: Ndeshja e parë, më e vështira në Europian

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 18:49 | Futboll
Trajneri i Belgjikës: Ndeshja e parë, më e vështira në

“Ndeshja e parë është shpesh më e vështira në një turne të tillë. Duhet të përfshihesh në garë menjëherë si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.

Kështu u shpreh trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Rusisë.

“Nesër do të jetë një provë e vërtetë, sepse ne e njohim shumë mirë këtë skuadër. Në anën tjetër, ata janë të favorizuar pasi kanë mbështetjen e tifozëve të tyre”, tha Martinez.

Belgjika do të luajë mbrëmjen e së shtunës në orën 21:00 ndaj Rusisë, ndërsa është në grup edhe me Danimarkën dhe Finlandën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos