
Është shfaqur i buzëqeshur trajneri i Italisë, Roberto Mancini pas fitores së ndeshjes së parë të Europianit ndaj Turqisë me rezultatin 3-0.
Tekniku i Azurrëve duartroket ekipin e tij që e nisi më së miri këtë kompeticion.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, madje edhe në pjesën e parë edhe pse nuk e gjetëm golin.
I pyetur nëse ka një mesazh për skuadrat e tjera, Mancini u përgjigj.
“E rëndësishme është që e nisëm mbarë. Është një kënaqësi për të gjithë italiane. Shpresoj shumë që edhe mbrëmjet e tjera të jenë kështu. Duhen edhe 6 ndeshje deri në finale”.
Më tej tekniku përsërit: Nuk ishte shumë e lehtë pasi ishte ndeshja e parë dhe ata janë një ekip i mirë. Gjithashtu kishim dhe ndihmën e publikut”. (A2 Televizion)