
Pamje rrëqethëse vijnë nga Argjentina atje ku ditën e shtunë do të luhet finalja e dytë mes Boca Juniors dhe River Plate, e cila do të shpallë edhe kampionen e re të Kupës Libertadores.
Afro 50 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Bombonera” për të ndjekur seancën stërvitore të Boca Juniors përpara finales.
Interesim i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve vendas, që kanë lënë gjithçka për të mbështetur maksimalisht skuadrën e tyre.
Pak minuta pas nisjes së stërvitjes, stadiumi ka mbyllur dyert për shkak të tejmbushjes. Atmosferë elektrizuese përpara derbit më të zjarrtë në glob. (A2 Televizion)