50 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 18:29 | Bota
50 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 531 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 50, ndërsa nuk ka pasur raportim për të vdekur nga Covid-19 në Lombardi, rajoni më i prekur nga pandemia. Ndërkohë, janë shëruar 1639 persona.

Një ditë më parë, në Itali humbën jetën 119 persona të prekur me Covid-19.

Deri tani, në Itali kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus 32785 persona, ndërsa aktualisht janë mbi 56 persona të prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos