500 mijë viktimat e Covid-19, bilanc lufte në SHBA

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 16:02 | Aktualitet

Teksa vaksinat japin shpresë për shërim, në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve nga Covid-19 vijon të jetë i lartë, me mbi 500 mijë viktima të shënuara nga nisja e pandemisë, në vendin e goditur më rëndë në botë. Numri raportohet të jetë më i lartë se të rënët amerikanë në Luftë I dhe të II Botërore, dhe atë të Vietnamit të marra bashkë. Vetëm një ditë përpara se Joe Biden të betohej si presidenti I ri, numri I viktimave sapo I kishte kaluar 400 mijë. Për ish-presidentin Donald Trump, koronavirusi shkatërroi shpresën për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ekspertët mendojnë se politika rreth virusit e rëndoi edhe më shumë situatën. Por sot, kur vaksinimi masiv i popullsisë po vijon me ritme të shpejta, autoritetet mendojnë se deri në vjeshtë vendi mund t’i afrohet normalitetit. Pyetja që shtrohet është: sa do të arrijë numri i viktimave deri atëherë? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos