70 milionë dollarë për dy vite! 42-vjeçari rinovon kontratën

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 15:47 | Sporte të tjera

Një rini e përjetshme për legjendën e gjallë të New England Patriots, Tom Brady. Tashmë në moshën 42-vjeçare, ai ka rinovuar kontratën edhe për dy sezone me këtë skuadër dhe ajo që bën më shumë përshtypje është shuma që do të fitojë, plotë 70 milionë dollarë!

Brady ka vendosur të jetë ende aktiv në futbollin amerikan atje ku ka bërë historinë. Me fanellën me numër 12, ai ka triumfuar 6 herë në Super Bowl.

Triumfi i fundit i Tom Brady me New England Patriots në futbollin amerikan ishte ai I vitit të kaluar kur mposhtën në finale Los Angeles Rams 13-3. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos