70-vjetori i tragjedisë, Italia kujton “Torinon e madhe”

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 13:18 | Futboll
70-vjetori i tragjedisë, Italia kujton “Torinon e madhe”

Derbi Juventus-Torino ishte një mënyrë për të kujtuar edhe skuadrën e pamposhtur torineze. Kanë kaluar 70 vjet nga aksidenti i Superga-s, ku u regjistrua një prej tragjedive më të mëdha në botën e sportit.

Më 4 maj të vitit 1949, ekipi i Torinos, disa herë kampion i Italisë, kthehej nga Lisbona. Aeroplani me të cilin udhëtonin ra në kodrën e Superga-s, duke bërë që 31 persona të humbisnin jetën, mes tyre 18 futbollistë, 3 trajnerë dhe 3 drejtues.

Pas ngjarjes së rëndë, atë vit Torino u shpall kampion në tavolinë, në shenjë respekti për tragjedinë, ku u shua një prej skuadrave më të mira të kohës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos