Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër.
Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur me vetëm 705 mijë lekë buxhetin për emergjencat civile për vitin e ardhshëm.
“Ne si shoqatë kemi kërkuar më shumë para pasi këto masa nuk mjaftojnë për të parandaluar përmbytjet.”
Po a mjaftojnë pak më shumë se 7 mijë euro më tepër për të menaxhuar zjarret, përmbytjet e të tjera fatkeqësi natyrore që i kanosen vendit?
“Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato. Ndaj në këto raste bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën.”
Me paratë në dispozicion, Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit.
“Është logjike. Ose puno, për të parandaluar ose do të paguash pasojat ndoshta edhe me kosto më të lartë.”
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako ka kërkuar që buxheti për institucionin që ai drejton për vitin e ardhshëm të jetë së paku 5.7 miliardë lekë. (A2 Televizion)