
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e aksidentit të ndodhur pasditen e së martës në Sarandë, në ambientet e jashtme të terminalit.
Në pamje shihet 31-vjeçari egjiptian, i identifikuar si Hysen Riad, i cili përplaset me forcë dhe si pasojë hidhet në ajër së bashku me valixhen që mbante në dorë.
Pamjet tregojnë momentin e përplasjes së fortë, ndërsa 31-vjeçari përfundon në tokë. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t'u sqaruar. (A2 Televizion)