
Portugalia ka siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve të Kampionatit Botëror pasi triumfojë me 6 gola ndaj Zvicrës së Shaqirit, Xhakës e Jasharit.
Luzitanët i bashkohen kështu 7 kombëtareve të tjera duke formuar 8 më të mirat e Botës.
E premtja rezervon dy supersfida si Holande-Argjentinë dhe Kroaci-Brazil.
Holandezët janë kombëtarja që kanë shkuar më së shumti në një finale Botërori, por nuk e ka fituar asnjëherë atë. Për këtë arsye kërkojnë ta thyejnë mallkimin në Katar dhe pse detyra do të jetë shumë e vështirë përballë Messi-t, që synon të fitojë Kupën e Botës. Ndeshja është programuar të premten në orën 20:00.
Ndërkohë, më parë, në orën 16:00, Brazili do të ndeshet me Kroacinë për një vend në gjysmëfinale. Një sfidë ku në njërën anë do të jenë 5 herë kampionët e botës, ndërsa në anën tjetër, ballkanasit vijnë në këtë sfidë si nën kampionët në fuqi të botës.
Të shtunën, ndeshja e madhe, mes dy pretendeteve për triumf në këtë botëror është ajo mes Anglisë dhe Francës, e cila vjen si kampione në fuqi e botës.
Ndërkohë, në orën 16:00 të së shtunës, Maroku do të tentojë të bëjë një tjetër mrekulli pas Spanjës, teksa do të sfidojë Portugalinë. (A2 Televizion)