Giacomo Vrioni është në një formë të jashtëzakonshme. Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Edy Reja para ndeshjeve të Ligës së Kombeve të muajit qershor.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar edhe në ndeshjen e kësaj të enjteje ndaj Rapid Vienna edhe pse goli i tij nuk pati vlera pasi Tiroli humbi 1-2.
Në 7 ndeshjet e fundit në kampionatit austriak, Vrioni ka arritur të realizojë 9 gola. Në total, sulmuesi shqiptarë ka realizuar 19 gola. (A2 Televizion)