A dështoi koncerti i Rita Orës në Kroaci? Reagon këngëtarja...

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 19:49 | Showbiz

Rita Ora nuk ka harruar as Ballkanin në turin e saj të koncerteve për të promovuar albumin e dytë në karrierë.

Këngëtarja me famë botërore mbajti një koncert edhe në Kroaci, nga ku performoi këngët e saj të reja, por edhe hitet ndër vite.

Megjithatë, mediat në Kroaci kanë shkruar se 28-vjeçares i ka dështuar koncerti pasi të pranishëm kanë qenë vetëm 8 mijë fansa të shqiptares.

Por Rita nuk ka duruar gjatë, duke u përgjigjur me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Ajo shkruan se kanë qenë 60 mijë të pranishëm, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar edhe disa foto nga koncerti në Kroaci. “60 mijë në Kroaci. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos