Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari me shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 21:23 | Kronikë

Sulm me thikë në Greqi, 58-vjeçari me shqiptar plagoset

Një incident i rëndë ka ndodhur në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me thikë nga një 17-vjeçar vendas.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në banesën e 58-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në zonë së bashku me familjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, gjatë një konflikti, 17-vjeçari e ka goditur dy herë me thikë në bark 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta.

Gjendja e të plagosurit është konsideruar tepër kritike për shkak të hemorragjisë së rëndë. Ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI).

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos