A do kandidojë Jorida Tabaku për kryetare bashkie në Tiranë?

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 13:35 | Politikë
A do kandidojë Jorida Tabaku për kryetare bashkie në Tiranë?

Deputetja e PD, Jorida Tabaku është një nga emrat e përmendur së fundmi si një kandidate e mundshme e opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Tabaku ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2, ku ndër të tjera foli edhe për kandidatin e mundshëm të opozitës për bashkinë e Kryeqytetit.

https://youtu.be/I4BiPCyyP7M

Tabaku nuk e mohoi një kandidim të mundshëm, por u shpreh se kushdo të jetë, ajo do ta mbështesë, ashtu siç bëri edhe 4 vite më parë me Halim Kosovën.

“Nuk e di çfarë thonë sondazhet. Ka disa emra që janë përmendur nga PD, të them me siguri që kushdo që do të zgjidhet, unë do jem në krah të tij”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos