Andoni: Nga protestë, duhej të kalonte në lëvizje

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 22:41 | Politikë

Analisti Ben Andoni pati një kritikë për protestën, pavarësisht se deklaroi që e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë atë.

“Unë vetë kam shumë lidhje me të rinjtë, i mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes protestën. E them publikisht që do të vazhdoj ta mbështes. Gjëja që më trishton është protagonizmi fals dhe mënyra se si merren kauzat në Shqipëri. Për lëvizje të tilla, megjithëse kjo nuk arriti të bëhej lëvizje sepse kjo nga protestë duhet të kalonte në lëvizje, duhen realisht objekte ose individë frymëzues. Jo Che Guevara se ai ta fut plumbin në ballë dhe në kohët tona nuk e bën dot, por do duhej një individ i tillë”, tha Andoni.

Sipas tij, “ky mund të dilte shumë mirë nga bota akademike”.

“Por, ne botën akademike e kemi të tredhur sepse i ka tredhur financa. Pensionet e tyre janë nga 1 milion e gjysmë”, theksoi analisti Ben Andoni.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos