Në fillim të tetorit, qeveria shpalli emergjencën energjetike, e cila do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm. Një situatë e vështirë, e imponuar nga rritja drastike e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare e që padyshim prek Shqipërinë, në kushtet kur jemi të varur nga importi. Përballë nevojës për gjithmonë e më shumë para, por edhe qëllimit parësor, atë të sigurimit të energjisë pa ndërprerje, kompanitë shtetërore, OSHEE dhe OST kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritje të çmimit të energjisë për vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)
A do të rritet energjia? Administratori i OSHEE ndërhyn në A2 Business: Nuk do të preken familjet dhe biznesi i vogël
