Lehtësohen bluzat e bardha. Pas praktikës kalohet te provimi i shtetit, hiqet vlerësimi i Urdhërit

Nga Armend Pire
11 Nëntor 2026, 23:05 | Sociale

Profesionistët e rinj të shëndetësisë do të mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt Provimit të Shtetit pas përfundimit të praktikës profesionale, pa qenë më të detyruar të kalojnë procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë. Nga ky ndryshim do të përfitojnë edhe profesionistët që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.

Studentët, veçanërisht ata të mjekësisë, prej vitit 2018 kanë përsëritur të njejtën kërkesë në protestat e tyre, praktikat mjekësore për të fituar përvojë pune.

Afro 20 ditë nga këto deklarata, dy ministritë e linjës, e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, kanë firmosur një udhër të përbashkët për të lehtësuar kalimin e studentëve drejt praktikave profesionale, shkruan A2.

Ministrja e Shëndetësisë pranon që kjo kërkesë nuk ka dalw vetëm nga protesta e fundit studentore.

Një tjetër përpjekje e fituar nga studentët e Mjekësisë, të cilët kanë qenë pararojë e protestave studentore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos