A duhen ndaluar publikimet e hakerave? Ekspertët: Na treguan gjendjen e shtetit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 14:42 | Aktualitet

Urdhri i Prokurorisë për të ndaluar botimin e materialeve të nxjerra dhe të bëra publike nga hakerat, ka hasur në kundërshtim të komunitetit të medias, por edhe të ekspertëve të sigurisë. Dritan Goxhaj, i ftuar në Ditarin e A2 CNN, tha se këto dokumente duhet të lejohen që të publikohen, në mënyrë që të kuptohet në çfarë gjendje është shtetit. Ndërsa Fadil Kajtazi, gjithashtu ekspert për çështjet e sigurisë tha se vendimi i Prokurorisë duket paradoksal, në një kohë kur tashmë dokumentet janë publikuar. “Shteti duhet të bënte listë të një sasie të këtyre dokumenteve dhe t’ua ofronte mediave, në mënyrë që ajo të mos manipulohej. Përndryshe kjo është e kotë”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos