Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 12:30 | Bota

Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton

Ai u përball me një person të armatosur, duke arritur ta ndalonte atë së bashku me kolegun e tij, por tani oficeri i policisë po lufton për jetën e tij. Jakub Kulik, një nga dy oficerët e policisë që ndërhynë gjatë masakrës në Krakov të Polonisë, është shtruar në spital në gjendje kritike pasi u qëllua me tre plumba.

Ministri polak i Drejtësisë Ëaldemar Żurek ka nisur një apel për dhurime gjaku, të cilat janë të nevojshme për trajtimin e oficerit. Përveç tij, edhe rreshteri, Artur Morański, u plagos gjithashtu dhe është në gjendje të rëndë.

"Oficeri Jakub Kulik, i cili u përball pamëshirshëm me një sulmues të armatosur, po lufton për jetën e tij në spital. Ai ka një mushkëri të dëmtuar dhe ka nevojë për çdo pikë gjaku. Grupi i gjakut AB Rh+ është i nevojshëm. Nëse nuk do të ishin ata, numri i të vdekurve në masakrën e Krakovit do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Ata u përballën me një terrorist të armatosur me armë automatike, iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe e ndaluan vrasësin duke u mbrojtur me trupat e tyre. Njëri prej tyre po lufton për jetën në spital pasi u godit nga tre plumba; edhe tjetri u plagos. Heroizmi i tyre nuk njeh kufij", tha Żurek.

Tragjedia e ka çuar numrin e të vdekurve në nëntë, gjashtë persona të vrarë nga të shtënat në sheshin kryesor dhe tre të tjerë të gjetur të vdekur në shtëpinë e sulmuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos