
A keni parë ndonjëherë një kuzhinier të godasë brumin e tij? Lëpijë pjatën e tij përreth për ta pastruar? Apo duke i zhytur gishtat në kavanozin e Nutella-s në një mënyrë të veçantë? Nëse jo, ju nuk e dini se çfarë ju mungon.
Në mes të kësaj mërzie që ndiejmë ndonjëherë, qoftë nga lajmet e pakëndshme, qoftë nga përditshmëria e zymtë, na duhet edhe diçka që të na gëzojë. Diçka që do të na kujtojë sërish të shijojmë si ushqimin, ashtu edhe duart që e përgatisin atë.
Këtë punë e kanë marrë përsipër disa shefa kuzhine , të cilët përveçse na hapin oreksin, krijojnë videot më epike dhe sigurisht më “të nxehta” të gatimit. Një prej tyre është Anthony Randello. Në TikTok kanë nisur ta quajnë këtë stil të të bërit video si “pornografia e ushqimit”.
Çdo recetë e tij gatimi shoqërohet me një video, e cila përveç humorit, “ngre temperaturat”. Është vërtet e habitshme se sa shumë të përbashkëta kanë gatimi dhe dashuria, përtej kënaqësisë. Detajet në të gjitha rastet bëjnë diferencën dhe kështu shkrepjet e Anthony fokusohen te të gjithë ata elementë që stimulojnë shqisat. Prekja, lëpirja, lëvizjet e buta ose të forta dhe ritmi, janë vetëm disa elementë që dominojnë videot e tij.
Ju do e shijonit një pjatë të gatuar në këtë formë?
(A2 Televizion)