Rregulli numër 1 i çdo personi që fillon punë në një restorant është “klienti ka gjithmonë të drejtë”. Por këtë ligj të pashkruar, nuk e ka pranuar pronari i një restoranti amerikan në Denver.
“Tom’s Diner” është një restorant i hapur 24 orë që prej 20 vitesh, dhe me sa duket është lodhur aq shumë nga kërkesat e klientëve, saqë ka vendosur që atyre më absurde t’u vendos një çmim.

Jo vetëm, por zëri “Pyetje idiote” është në menunë e restorantit, dhe paguhet 0.38 dollarë, rreth 40 lekë secila. Lajmi u përhap në rrjetet sociale nga një nga klientët e parë të ''gjobitur'' dhe shkaktoi polemika, por pronari i saj sqaroi që vendimi duhet të interpretohet më shumë si një lojë dhe një vërejtje në formë shakaje.
Por duke dëgjuar nga ai disa nga pyetjet e klientëve, si “a ka ujë në akullin që më sollët?”, janë të shumtë ata që dakordësojnë me restorantin, madje propozojnë iniciativa të ngjashme në çdo aktivitet. (A2 Televizion)