A mund të realizohen zgjedhjet e 30 qershorit? Flasin ekspertët

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 15:34 | Politikë
A mund të realizohen zgjedhjet e 30 qershorit? Flasin ekspertët

Numrat vënë në dyshim procesin e votimit në 30 qershor, megjithë planin e masave të policisë për të mbajtur nën kontroll rendin këtë të dielë.

Për ruajtjen e mbi 5 mijë qendrash votimi janë rreth 7 mijë efektivë të angazhuar që do të ruajnë materialet zgjedhore.

https://a2news.com/2019/06/24/zgjedhjet-e-30-qershorit-policia-angazhon-7-mije-efektive-per-procesin/

Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Arben Hajdarmataj, llogarit se, nëse opozita do të tentojë të bllokojë procesin, policia nuk ka kapacitete ta ndalë: “Sipas ligjeve në fuqi, punonjësi i policisë nuk mund të qëndrojë shumë pranë qendrës së votimit. Duhet të rrijë paksa larg që të mos intimidojë votuesin. Dhe në momentin që duhet ndërhyrja e policisë, duhet të vijë me vendim nga komisioni i votimit. Nëse do të kemi problem në shumë qendra votimi në të njëjtën kohë, praktikisht policia e ka të pamundur të ndërhyjë, pasi një polic i vetëm nuk vendos dot rendin dhe qetësinë”.

Por, ndryshe mendon eksperti i sigurisë Arian Dyrmishi, sipas të cilit ky është një mision i vështirë, por jo i pamundur për forcat e rendit: “Policia do të bëjë ç’është e mundur. Do të jetë e vështirë në kuptimin se nuk ka një skenar të vetëm në këtë situatë që policia të mundet ta përmbajë apo kontrollojë”.

https://a2news.com/2019/06/25/qendrat-e-votimit-beteja-e-radhes-mes-mazhorances-dhe-opozites/

Në bashkitë që kontrollohen nga PD dhe LSI, pati përplasje fizike mes policëve të shtetit dhe mbështetësve të opozitës, të cilët u mbështetën nga policët bashkiakë. Kryebashkiakët e opozitës njohin dekretin e Presidentit që anuloi 30 qershorin dhe kërkojnë lirimin e ambienteve ku u vendosën KZAZ-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos