PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 11:24 | Politikë

PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi, ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit, Bylykbashi theksoi se duhet të vendoset shtyrja e afatit të komisionit, në mënyrë të merret asistenca e duhur nga Komisioni i Venecias dhe OSBE-ODIHR.

“E kërkoj këtu, do ta kërkoj edhe formalisht zgjatjen e afatit të Reformës Zgjedhore. Sot ka ardhur Komisioni i Venecias, pak më vonë kemi takim me ta për të diskutuar, për të na dhënë asistencën. Për fat të keq shkresa juaj i ka keqdrejtuar, jua kanë instruktuar në atë formë duke kërkuar asistencë vetëm për ligjin e financimit të partive politike. Vendimi i komisionit me konsensus ka qenë për të gjitha paketat, mbi të gjitha ndarjen e shtetit nga partia. OSBE-ODIHR na është përgjigjur dhe kërkon të dijë nëse do zgjatet mandati, për të na asituar, siç kemi kërkuar ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos