Për mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti qartësisht në këto momente jemi drejt fundit të pandemisë së koronavirusit dhe kjo gjë tregohet dhe nga ulja e kurbës së infektimeve dhe hospitalizimeve. I ftuar në "Dita jonë", mjeku Alimehmeti përsëriti thirrjen se ndonëse situata është pozitive, duhet ende të tregojmë kujdes pasi ka ende një numër të madh njerëzish të paimunizuar dhe për këtë arsye i ftoi ata të vaksinohen. (A2 Televizion)
A po i vjen fundit Covid-19?, Alimehmeti: Të kemi kujdes nga “goli” në minutat e fundit
