Video të ndryshme nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrutit në Liban janë siguruar nga A2 përmes dëshmitarëve në vendngjarje.
Një gazetar libanez ka sjellë në redaksinë e A2 videot amatore të grumbulluara prej tij nga zona të ndryshme të kryeqytetit.
Deri në këto momente nga shpërthimi raportohen mbi 50 viktima ndërkohë që kryeministri ka shpallur një ditë zie. (A2 Televizion)